Rusia do të përdorë të gjitha mjetet e mundshme për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të NATO-s, tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.
“Askush nuk do të jetë i sigurt, madje as ata përtej Atlantikut, as përtej Kanalit,” deklaroi Lavrov në një intervistë.
Në deklaratat e tij të publikuara të premten në gazetën turke Hürriyet, ai gjithashtu tha: “Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë në prag të një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak“.
Në lidhje me zgjedhjet amerikane, Lavrov u shpreh: “Nën presidencën aktuale, e cila e ka çuar deri në kufi spiralen e rusofobisë në Shtetet e Bashkuara, vendet tona janë në prag të konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak”.
“Nuk kemi asnjë preferencë. Në atë kohë, administrata Trump kishte miratuar numrin më të madh të sanksioneve anti-ruse nga paraardhësit e saj”, shtoi ai.
Për ministrin e Jashtëm rus, “nuk ka aq rëndësi se kush i fiton zgjedhjet, ne nuk mendojmë se linja anti-ruse e Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë”./abcnews.al
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...