Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se marrëveshja ruso-turke për Sirinë po zbatohet me të gjitha kushtet e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov tha se nuk ka asnjë arsye për të kërkuar një “axhendë të fshehur” në marrëveshjet ruso-turke.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye për të kërkuar një axhendë të fshehur në atë që kemi rënë dakord me Turqinë gjatë bisedimeve të presidentëve (Vladimir) Putin dhe (Recep Tayyip) Erdoğan në Soçi më 22 tetor. Memorandumi i aprovuar është përfundimisht i qartë dhe po zbatohet me të gjitha kushtet e saj”, tha ministri Lavrov.
Lavrov kritikoi SHBA-të për “veprime jokonsistente” në Siri, duke shtuar se do të ishte “jokonstruktive” dhe “kundërproduktive” ndërtimi i një zgjidhjeje afatgjate siriane, përderisa përpiqemi të mbajmë “një sy mbi Washingtonin”.
“Sot unë nuk mendoj se mund të negociojmë me SHBA-të, për të qenë i sinqertë. Fakti se SHBA pretendon të largohet (nga Siria veriore) dhe pastaj pretendon të kthehet, do të thotë se përsëri mund të pretendojë të largohet nesër”, tha Lavrov.
“Do të ishte jokonstruktive dhe kundërproduktive të ndërtohet një politikë afatgjate për normalizimin e situatës në Siri, për rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Arabe Siriane me një sy në veprimet jokonsistente të vendit i cili është në territorin sirian në mënyrë të paligjshme, më kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi Lavrov.
“Dua të theksoj edhe njëherë, memorandumi i arritur nga presidenti Putin dhe presidentin Erdoğan në Soçi është duke u zbatuar, ushtria jonë është në koordinim të ngushtë me forcat e armatosura siriane në vijën 30 kilometra nga kufiri siriane-turk dhe policët tanë ushtarakë po punojnë me kolegët turq për të patrulluar një vijë 10 kilometërshe brenda zonës prej 30 kilometrave”, theksoi Lavrov.
Më 1 nëntor, personeli ushtarak turk dhe rus filluan patrullime të përbashkëta në terren në veri të Sirisë, në lindje të rrethit Ras al-Ayn dhe 30 kilometra në perëndim të qytetit Qamishli. Ata filluan edhe patrullimin e dytë më 5 nëntor, në lindje të qytetit Ayn al-Arab dhe në perëndim të rrethit Tal Abyad.
Ras al-Ayn dhe Tal Abyad u pastruan nga terroristët gjatë operacionit turk “Burimi i Paqes”, i filluar më 9 tetor për të eliminuar terroristët nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, me qëllim për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e refugjatëve sirianë dhe për të garantuar integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për t’i hapur rrugë kthimit të sigurt të rreth 2 milionë refugjatëve sirianë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...