Lavrov: Putini nuk është i sëmurë

00:26 | 31 Maj 2022
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë rëndë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët francezë të TF1, Lavrov tha: “Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm dhe të matur mund të shohin ndonjë shenjë sëmundjeje ose mjekimi te presidenti”, transmeton portal arbresh.info

Lavrov shtoi se Putini, i cili do të mbushë 70 vjeç në tetor, “shfaqet në publik çdo ditë”.

“Ju mund ta shihni atë në ekrane dhe të lexoni dhe dëgjoni fjalimet e tij. Përhapja e thashethemeve të tilla le të jetë në ndërgjegjen e atyre që e bëjnë këtë,” tha Lavrov.

Shëndeti dhe jeta private e Putinit janë tema tabu në Rusi dhe pothuajse asnjëherë nuk diskutohen publikisht./arbresh.info/

Të ngjashme