Google ADS

Lavrov: Perëndimi na ka shpallur luftë totale

13:13 | 27 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi vendet perëndimore se i kanë shpallur një luftë totale kundër Rusisë, popullit dhe kulturës së saj, shkruan The Guardian.

Aleatët perëndimorë po “kërkojnë të ‘zhdukin’ Rusinë dhe gjithçka që lidhet” me të, duke përfshirë ndalimin e shkrimtarëve rusë, kompozitorëve dhe figurave të tjera, tha ai.

“Perëndimi na ka shpallur luftë neve, gjithë botës ruse. Kultura e anulimit të Rusisë dhe gjithçkaje që lidhet me vendin tonë tashmë po arrin në absurditet,” tha Lavrov.

Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj po dyfishojnë, trefishojnë, katërfishojnë përpjekjet e tyre për të shkatërruar vendin tonë, duke përdorur gamën më të gjerë të mjeteve – nga sanksionet ekonomike të njëanshme deri te propaganda tërësisht e rreme në hapësirën mediatike globale./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme