Google ADS

Lavrov: Perëndimi i frikësohet konkurencës së ndershme

08:59 | 24 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, gjatë një intervistë për televizionin shtetëror në Bjellorusi foli përsëri për “kulturën e anulimit”, sipas The Guardian.

“Perëndimi i frikësohet konkurrencës së ndershme. Prandaj, kjo është një dëshirë e tyre për të anuluar kulturën e çdo vendi që qëndron në pozicionet e veta, me orientim kombëtar. Kur më në fund ukrainasit të sugjerojnë rifillimin e procesit diplomatik, do të shohim se çfarë situate është krijuar deri më atëherë në terren.

Ukraina u përpoq të ndërtonte sovranitetin e saj duke anuluar historinë e saj. Perëndimi inkurajoi atë qasje dhe atë vizion konceptual të shtetit ukrainas vetëm për të dëmtuar Rusinë,” theksoi Lavrov./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme