Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov deklaroi se Perëndimi është përgjegjës për vdekjen e civilëve në rajonin e Donbasit dhe zonat tjera të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lavrov i cili vizitoi kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, pas vizitës me ministrin e Jashtëm vietnamez, Bui Thanh Son, potencoi lidhjet ndërmjet Rusisë dhe Vietnamit. “Tregtia dypalëshe u rrit me një të katërtën vitin e kaluar, pavarësisht kufizimeve dhe sanksioneve të paligjshme për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo tendencë vazhdon në mënyrë të qëndrueshme në muajt e parë të këtij viti”, tha Lavrov.
Ai tha se vendet perëndimore vendosin sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë ndërsa Vietnami nuk mori pjesë në sanksionet në fjalë dhe ata e vlerësuan atë.
Duke u ndalur në çështjen e sulmeve të Rusisë në qytetet Belgorod dhe Kursk, Lavrov theksoi se “ushtria ruse goditi qytetet e veta për të ndaluar dërgesat e armëve në Ukrainë nga vendet perëndimore”, duke shtuar: “Ata gënjejnë. Faktet janë të njohura dhe këto fakte prezantohen çdo ditë nga Ministria ruse e Mbrojtjes Ruse”, tha Lavrov.
“Perëndimi duhet të kuptojë se është përgjegjës për vdekjet e civilëve, veçanërisht në rajonin e Donbasit dhe rajone të tjera të Ukrainës. Qeveria e Kievit po përdor armët e furnizuara nga Perëndimi kundër popullsisë civile si një mjet frikësimi këtu. Ky është terrorizëm shtetëror”, tha ministri i Jashtëm rus.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...