Presidenti amerikan Donald Trump priti në një takim këtë të mërkurë ministrin e Jashtëm rus, Serghei Lavrov.
Në përfundim të takimit, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se rusët dhe amerikanët po përpiqen të “heqin të gjitha barrierat” për të pasur marrëdhënie të mira.
Ai shprehu besimin e tij se marrëdhëniet mes Moskës me administratën aktuale të Uashingtonit do të jenë më të mira se me atë të mëparshme.
Zoti Lavrov u takua edhe me sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, të gjitha këto një ditë pasi presidenti Trump shkarkoi nga detyra shefin e FBI-së, James Comey.
Comey po drejtonte një hetim mbi dyshimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në konferencën për shtyp, Lavrov hodhi poshte akuzat se Moska ndërhyri në këtë proces, duke i cilësuar ato si “të fabrikuara”.
“Do të thosha se dialogu mes nesh aktualisht është i çliruar nga ideologjia që ishte tipike e administratës Obama”, tha Lavrov.
“Si zoti Trump ashtu edhe sekretari i Shtetit janë njerëz negociatash dhe mesa pash sot ata dëshirojnë të arrijnë marrëveshje”, shtoi ai.
Ai theksoi se qëllimi i presidentëve Trump dhe Putin është të arrihen rezultate konkrete, të cilat do të mundësojnë zbutjen e problemeve, përfshirë ato në rang ndërkombëtar.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës