Minisri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin shtetëror rus, ka deklaruar se “NATO është në luftë me Rusinë”.
Sipas tij dërgesat e armatimit perëndimor në Ukrainë do të thotë se aleanca e NATO-s është “në thelb e angazhuar në luftë me Rusinë”, transmeton portal arbresh.info
“Këto armë do të jenë një objektiv legjitim për veprimin ushtarak të Rusisë në kontekstin e operacionit special”, tha ai.
“NATO, në thelb, është i përfshirë në një luftë me Rusinë përmes një përfaqësuesi dhe po e armatos atë përfaqësues. Luftë do të thotë luftë”, shtoi ai./bbc/arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante