00:34 | 21 Korrik 2022
Trina Galanxhi
Reuters ka raportuar se Rusia po planifikon të zgjerojë qëllimet e saj ushtarake përtej Ukrainës lindore dhe se po planifikon të pushtojë edhe rajone tjera.
Domethënë, dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë shkaktoi një zhvendosje të fokusit nga Donetsk dhe Luhansk, rajone në lindje të Ukrainës, në jug të vendit, i cili është pjesërisht nën kontrollin e forcave ruse, transmeton portal arbresh.info
“Gjeografia është ndryshe tani. Nuk ka të bëjë vetëm me Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut, por edhe me Kherson, Zaporizhia dhe një sërë territoresh të tjera,” tha sot kreu i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, duke shtuar se procesi është duke vazhduar në mënyrë këmbëngulëse.
Lavrov paralajmëroi se qëllimet e Kremlinit mund të zgjerohen nëse Perëndimi vazhdon të dërgojë armë në Ukrainë.
“Ne nuk mund të lejojmë që pjesa e Ukrainës që do të kontrollohet nga Zelensky, apo kushdo që e zëvendëson atë, të ketë armë që do të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për territorin tonë dhe territorin e republikave që kanë shpallur pavarësinë e tyre”, tha Lavrov./arbresh.info/