Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e krahasoi udhëheqjen e Ukrainës me nazistët, ndërsa mohoi se Rusia është në luftë me këtë vend.
“Nuk po e luftojmë regjimin ukrainas”, tha Lavrov për gazetën ruse Komsomolskaya Pravda.
“Qytetarët rusishtfolës në Ukrainë, që jetojnë në rajonin e Donbasit, po luftojnë regjimin ukrainas, që i ka të gjitha karakteristikat e nazistëve dhe neo-nazistëve”, tha Lavrov, pa dhënë detaje.
Donbasi është një rajon në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-rusë dhe forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë për më shumë se katër vjet.
Ukraina thotë se Rusia është e përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.
Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 10,000 njerëz kanë vdekur në luftime qysh në vitin 2014, kur edhe është rrëzuar regjimi pro-rus i Ukrainës.
Perëndimi i ka vënë sanksione Rusisë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...