Çlirimi i Donbasit të Ukrainës është një prioritet i pakushtëzuar për Moskën, ndërsa territoret e tjera të Ukrainës mund të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Çlirimi i rajoneve të Donbaskut dhe Luhanskut, të cilat Federata Ruse i ka njohur si shtete të pavarura, janë prioritet i pakushtëzuar”, tha Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv francez TF1, transmeton portal arbresh.info
Sa për territoret e tjera në Ukrainë, “njerëzit në ato zona duhet të vendosin për të ardhmen e tyre,” tha Lavrov.
Pjesë të Donbasit kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska dhe beteja për Severodonetsk, e vendosur në anën lindore të lumit Siversky Donets, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit.
Rusët po pushtojnë gradualisht por vazhdimisht Donbassin, i cili përbën rajonet e Luhanskut dhe Donetsk.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se situata ushtarake në Donbas është shumë e ndërlikuar, por mbrojtja është shumë e fortë dhe i reziston me sukses sulmeve në disa vende, duke përfshirë Severodonetsk dhe Lisichansk./arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...