Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe Evropën se po nxit tensione në kontinent, teksa i ka bërë thirrje liderëve botërorë që të “heqin dorë nga kërcënimi fantom rus”.
Lavrov i bëri këto komente në Konferencën për Siguri në Mynih, ku nuk përmendi fare krizën në Ukrainë, ku për pothuajse gjashtë vjet po zhvillohen luftime ndërmjet forcave ukrainase dhe luftëtarëve të mbështetur nga Rusia.
Lufta në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia, kanë bërë që shtetet perëndimore të vendosi sanksione ndaj Moskës. Po ashtu, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, si pasojë e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Lavrov sugjeroi se NATO duhet të fajësohet për tensionet me Rusinë, përfshirë këtu rritjen e prezencës viteve të fundit të ushtrive perëndimore në shtetet e Baltikut dhe Poloni.
“Kriza e besimit veçanërisht ndihet në çështjet evropiane. Nxitja e tensioneve, përparimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Lindje, ushtrimet ushtarake në një shkallë të pashembullt në afërsi të kufijve të Rusisë, rritja e buxheteve të mbrojtjes përtej çdo mase, të gjitha këto gjenerojnë pasiguri”, tha Lavrov.
“Përpara se të mos jetë vonë, ju të gjithë duhet të hiqni dorë nga kërcënimi fantom rus… kujtoni çfarë na bashkon”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, Këshilli i Evropës votoi pro kthimit të pjesëmarrjes së Rusisë në këtë organizatë.
Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje që shteti i tij të vazhdohet të ndihmohet nga shtetet evropiane, në luftën kundër Rusisë. /rel
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...