Belgjika, Franca, Gjermania, Polonia dhe Britania “nuk e njohin sovranitetin e Izraelit mbi territoret e pushtuara që nga qershori 1967, duke përfshirë lartësitë e Golanit”.
Ambasadorët e pesë vendeve evropiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e shprehën këtë në një deklaratë të përbashkët. Qëndrimi vjen pas nënshkrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi dekretin që njeh sovranitetin e Izraelit mbi zonën e diskutueshme.
“Pozicioni ynë mbi gjendjen e lartësive të Golanit është i njohur dhe nuk ka ndryshuar,” shpjeguan ata, duke theksuar se “aneksimi i një territori me forcë është i ndaluar nga e drejta ndërkombëtare. Çdo deklaratë e një ndryshimi të njëanshëm të kufijve shkon kundër Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Të pesë vendet pastaj ngritën “shqetësimet e tyre të forta për pasojat më të gjera të njohjes së një aneksimi të paligjshëm, duke përfshirë edhe në nivel rajonal”.
Rusia, Irani dhe një numër i vendeve arabe, përfshirë aleatët e SHBA-së në Gjirin Persik, kanë kritikuar vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.
Këto vende thonë se një vendim i tillë shkel ligjin ndërkombëtar dhe minon stabilitetin rajonal.
“Nisur nga pikëpamja e një zgjidhje politike në Lindjen e Mesme dhe atmosferës politike në Siri padyshim se vendimet e tilla kanë pasoja”, tha Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 25 mars, nënshkroi njohjen e sovranitetit të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit.
Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare.
Presidenti i Iranit, Hassan Rohani tha se “askush nuk mund të imagjinojë që një person në Amerikë i jep territorin e një kombi një vendi tjetër okupues”.
Sipas presidentit iranian një veprim i tillë është i pashembullt në këtë shekull.
Izraeli e okupoi rajonin nga Siria gjatë luftës së vitit 1967 dhe bëri aneksimin efektiv në vitin 1981. Ky veprim nuk mori mbështetjen ndërkombëtare./gsh/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...