Ushtria ruse ka thënë se ka bllokuar Kievin nga ana perëndimore dhe ka pushtuar aeroportin strategjik Hostomel jashtë kryeqytetit, raporton agjencia e lajmeve Interfax, transmeton arbresh.info.
Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes Igor Konashenkov tha gjithashtu se më shumë se 200 persona nga njësitë speciale ukrainase ishin vrarë.
Pretendimet ruse nuk janë verifikuar akoma.
Automjetet ushtarake ukrainase raportuan se po hynin në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin, sipas lajmeve televizive të cituara nga Reuters./arbresh.info/
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi