Google ADS

Lajmet e rreme mund të shkaktojnë sulme terroriste

21:21 | 8 Shkurt 2017
Arbresh.info

Lajmet e rreme dhe thashethemet mund të nxisin personat me çrregullime mendore dhe posaçërisht ata që ndikohen lehtë të bëjnë sulme terroriste, kanë bërë të ditur raportet e inteligjencës daneze.

Tema e lajmeve të rreme është paraqitur dukshëm nëpër tituj në muajt e fundit. Pas zgjedhjeve në ShBA, disa ekspertë kanë spekuluar se ato mund të kenë ndikuar në rezultate, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu lajmet e rreme nuk janë i vetmi problem, por edhe ngjarjet e trilluara dhe të gabuara të cilat shkatërrojnë besimin jo vetëm në media por edhe te shteti, kurse nga kjo shfaqet rreziku i mosbesimit të lajmeve të vërteta.

Ky studim u bë në mediat daneze dhe në popull i cili u shpreh se çdo ditë e më shumë po u humb besimi në lajme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme