Angelo Borelli kryetari i Agjencisë së Mbrojtjes Civile tha se numri i të prekurve me koronavirus është rritur në 821 raste.
Borrelli shpejgoi se 412 raste nuk kanë treguar simptoma dhe momentalisht janë në shtëpi të izoluar shkruan arbresh.info
“Është me rëndësi të tregojmë se nga 821 persona të infektuar, gjysma prej tyre – 412 persona kanë simptoma të lehta dhe nuk kanë nevojë për trajtim në spital, ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre. 445 persona janë duke u rikuperuar në spital dhe 64 janë me kujdes maksimal,” tha ai.
Zyrtarët italian kanë raportuar se momentalisht numri të vdekurve nga koronavirusi arrin në 12.
“Personat që kanë humbur jetë ishin në vitet e 80 dhe 70 prandaj koronavirusi ka mundur t’i komplikoj gjerat për ta. Tani Instituti Kombëtar i Shëndetit do të punoj për të qartësuar arysen e vdekjes së tyre.”
“Ata që vdiqën ishin në moshë të shtyre dhe kanë pasur simptoma dhe sëmundje të tjera më parë. Kështu virusi hyri në një organizëm të komplikuar.”/arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...