Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Berlin këshilltarin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, Jens Plotner, të caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Plotner, ka diskutuar për vizitën e përbashkët që e zhvilluan në Ballkanin Perëndimor.
“Një takim shumë i mirë me Jens Plotner në Berlin, këshilltarin kryesor për diplomaci të kancelarit Scholz. Diskutuam për vizitën e fundit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e radhës për procesin e normalizimit”, ka njoftuar Lajçak.
Ai është shprehur falënderues, siç ka shkruar, për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për punën e tij.
Jens Plotner, i caktuar nga Scholz dhe Emmanuel Bonne, i caktuar nga presidentit francez Emmanuel Macron, janë dy këshilltarët e rinj që janë ngarkuar me detyra që të merren me dialogun Kosovë-Serbi, krah Lajçakut./arbresh.info/
Very good meeting with Jens Plötner, Chief diplomatic adviser of 🇩🇪 Chancellor Scholz, in Berlin. We spoke about our recent visit to the Western Balkans, as well as current developments and next steps in the normalisation process. Grateful for strong 🇩🇪 support to my work. pic.twitter.com/DReQ8oBIh7
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 29, 2022
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...