Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po qëndron në Bruksel.
Ai me këtë rast është takuar edhe me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ky fundit në një status në Twitter ka dhënë detaje rreth bisedës që ka pasur me Escobarin.
“Jam shumë i lumtur që mirëprita Gabriel Escobarin sot në Bruksel. Ne ndajmë të njëjtin qëndrim për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe luftën ruse në Ukrainë. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për të ndihmuar që e integrimi i rajonit në BE të bëhet realitet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Very happy to welcome DAS Gabriel Escobar in Brussels today. We share the same assessment of the developments in the Western Balkans, including in light of the Russian war in Ukraine. We will continue to work closely together to help make the region’s EU future a reality. pic.twitter.com/vh7JT2rxpu
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 9, 2022
I dërguari special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së djeshme ka thënë se situata në të cilën ndodhet Ukraina na mëson se duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një marrëveshje kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...