Deputetët e Partisë Laburiste janë udhëzuar të përgatiten për ta ngritur një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministres britanike, Theresa May. Kjo kërkesë pritet të shtrohet të martën në mbrëmje, pasi pritet që votimi i marrëveshjes të dështojë dhe në këtë mënyrë do të krijoheshin kushtet për zgjedhje të parakohshme.
Deputetët e kësaj partie, përfshirë ata që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore, kanë pranuar mesazhe në të cilat kërkohet prania e tyre në kuvend gjatë votimit të marrëveshjes së propozuar nga kryeministrja May. Ata po planifikojnë që ta rrëzojnë qeverinë disa orë pas dështimit të marrëveshjes aktuale për daljen e vendit nga BE-ja.
Ky lajm vjen pak kohë para ditës së martë që pritet të jetë dita më e paqartë e kuvendit britanik. Kryeministrja May ka vendosur ta dërgojë marrëveshjen për votim, ndonëse ekzistojnë përçarje dhe dallime të mëdha edhe në mesin e deputetëve të partisë së saj.
Zyrtarët e Partisë Laburiste thonë se marrëveshja nuk ka gjasa të kalojë në asnjë rrethanë dhe se humbja me më pak se 100 vota do të ishte rezultati më i mirë i mundshëm për kryeministren. Sidoqoftë, deputetët dhe ministrat e Partisë Konservatore presin që May ta sjellë një plan tjetër brenda pak javëve, në rast se dështon kalimi i marrëveshjes aktuale, shkruan “The Guardian”
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...