Partia Laburiste ka siguruar një shumicë të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, duke shfrytëzuar një valë zhgënjimi me 14 vjet qeverisjeje nga Partia Konservatore, ka treguar rezultati i një “exit poll”-i që u publikua menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, në natën e së enjtes.
Sipas këtij sondazhi, udhëheqësi i Laburistëve, Keir Starmer, do të jetë kryeministri i ardhshëm britanik. Partia e tij, sipas “exit poll”-it, pritet t’i ketë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.
“Të gjithë atyre që bënë fushatë për Laburistët në këto zgjedhje, të gjithë atyre që votuan për ne dhe i besuan Partisë sonë të ndryshuar Laburiste – faleminderit”, shkroi Starmer në platformën sociale X, menjëherë pas publikimit të shifrave të sondazhit.
Elektorati duket t’i ketë dhënë një goditje të madhe Konservatorëve të kryeministrit Rishi Sunak, të cilët ndodhen në pushtet që nga viti 2010. Ata pritet t’i kenë 131 vende në përbërjen e ardhshme të Parlamentit, sipas sondazhit.
Rezultatet e plota të zgjedhjeve priten gjatë orëve të ardhshme.
“Exit poll” i Britanisë u krye nga firma anketuese Ipsos, dhe u kërkoi njerëzve që dilnin nga qindra vendvotime të mbushnin një imitim fletëvotimi për të treguar se si kishin votuar.
Ky sondazh zakonisht mundëson një projeksion të besueshëm, ndonëse jo të përpiktë të rezultatit final të zgjedhjeve.
Ky lajm është duke u përditësuar…
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...