Google ADS

La 3 fëmijët në mes të pyllit, në temperaturë shumë të ulët

23:17 | 12 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Një grua në Rusi dyshohet se la tre fëmijët e saj pa rroba në pyll në temperatura shumë të ulëta, nga të cilat ata morën ngrirje të rëndë.

Një grua 33-vjeçare kishte për qëllim të vriste tre fëmijët e saj afër kryeqytetit rus, Moskës, shkruajnë mediat ruse, transmeton portali arbresh.info

Një banor lokal i gjeti të miturit plotësisht të ngrirë në -15 gradë dhe e informoi policinë.

Fëmijët u transferuan në spital dhe sipas agjencisë së lajmeve RIA, njëri prej tyre është në gjendje kritike në një aparat respirator.

Nëna u dërgua në klinikë, ku do të kontrollohet për shëndetin e saj mendor dhe ndaj saj ka filluar procedimi penal për vrasje në tentativë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme