Ky shtet i Evropës shpall gjendje emergjente për 30 ditë

13:30 | 19 Tetor 2020
Arbresh.info

Qeveria e Sllovenisë të hënën ka shpallur gjendjen emergjente për 30 ditë, pas shtimit të numrit të rasteve me koronavirus në javën e fundit, raporton agjencia Reuters,

Qeveria ka caktuar po ashtu orën policore duke filluar nga sot, ku ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në 06:00, ndërsa është reduktuar edhe numri i personave që lejohen të grumbullohen në një vend, në gjashtë nga dhjetë sa ishte, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ales Hojs, transmeton Arbresh.info.

Sllovenia ka regjistruar 537 raste të reja nga 2637 testime të bëra të dielën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme