Oficeri Luka Watson në Toronto ngriti zërin e tij kundër homofobisë në një mënyrë shumë origjinale. Ai i lyu flokët ngjyrë rozë dhe premtoi se për çdo 1000 shpërndarje të fotos në Twiter do ta mbajë ngjyrën një javë më gjatë.
Veprimi i Watson kishte reagime të shumta në rrjetin social, dhe 1000 shpërndarje u bënë vetëm pas dy orëve të publikimit të fotografisë.
Polici vendosi ngjyrën e re të flokëve në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të ngjyrës roze, ngjarje e cila po mbahet në Kanada.
Tradita filloi nga dy të rinj heteroseksualë nga Nova Scotia për të shprehur solidaritet me studentin homoseksual i cili u ngacmua nga pjesa tjetër e klasës kur erdhi në shkollë i veshur me një këmishë rozë, transmeton arbresh.info.
Që atëherë, Dita Ndërkombëtare e ngjyrës rozë festohet çdo vit, kështu që kanadezët veshin rozë të paktën një pjesë të veshjeve, një këmishë, një shall apo diçka tjetër. Watson ka vendosur të mbetet në uniformë të policisë, por ka shpikur një mënyrë origjinale për të marrë pjesë në festë./arbresh.info/
Deschamps do të largohet nga Franca pas Kupës së Botës
“Sikur të fikeshin kamerat, Rozanën do ta…”/ Të tjera koment...
Newcastle me një këmbë në finale të Carabao Cup, triumfon nd...
Xuxi thërret Drilonin ‘çika jeme’, i reagon ashpër Sara
U përfol si emër që mund ta zëvendësojë Lajçakun, por Haavis...
Çitaku, LVV-së: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurt...