Ky lider nuk i përkulet mbretëreshës (VIDEO)

12:53 | 22 Qershor 2017
L G

Lideri i Partisë së Punës, Jeremy Corbin, refuzoi që ta ulë kokën në formë përshëndetje për mbretëreshën gjatë hyrjes së saj në parlament për ta mbajtur fjalimin e saj.

Përderisa, të gjithë rreth tij, përfshirë edhe kryeministren britanike, Theresa May, e ulën kokën teksa Mbretëresha u fut në Shtëpinë e Lordëve, Corbyn mbeti statik.

Ekipi i politikanit ka thënë që ai po e vëzhgonte protokollin e duhur, dhe se askush tjetër nuk ishte duke e bërë këtë gjë, por ai po ashtu ishte i veçuari nga ta.

Është zakon për të gjithë parlamentarët nga House of Commons që t’i përkulen mbretëreshës  para se ajo ta bëjë fjalimin e saj në Hapjen e Parlamentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme