Ky dhjetor duket i tmerrshëm për suedezët. Mediat e huaja shkruajnë se në disa pjesë të vendit, përfshirë kryeqytetin Stokholm, nuk kanë parë as edhe një orë të vetme dielli gjatë dhjetorit.
“Stokholmi, zonat në Karlstad, Luginën Tarfala në Kiruna dhe kepi verior i Öland nuk arritën të regjistronin asnjë dritë me diell këtë muaj”, shkroi në Twitter meteorologia Ulrika Elvgren
Sipas “Aftonbladet”, hera e fundit që u mat drita e diellit në Stokholm ishte 28 nëntori, gati dy javë më parë, ndërsa në Karlstad ishte 27 nëntori. Zakonisht, muaji dhjetor në Suedi zëvendëson motin gri dhe me re të nëntorit, me një freski dhe qiell më të kthjellët. Mirëpo, këtë vit, si rrallëherë, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...