Derisa në shumicën e qyteteve në Mbretërinë e Bashkuara aplikohen masat mbrojtëse, siç janë mbyllja e klubeve të natës, kinematë dhe ahengjet për shkak të numrit të madh të infektuarve me COVID-19, në ishullin Rathlin është krejt ndryshe, shkruan BBC.
Ky ishull në formë të shkronjës L që gjendet në brigjet veriore të Irlandës, pothuajse është bërë “imun” nga COVID-19, transmeton Telegrafi.
Edhe pse deri më tani nuk ka as edhe një rast të konfirmuar me coronavirus, Rathlin ishte futur në izolim që nga muaji mars.
“Është vendi më i qetë në këtë rajon”, ka deklaruar 18-vjeçarja Orlagh Cecil.
Ajo është një nga 150 banorët që aktualisht jetojnë në ishullin Rathlin dhe punon në pabin e vetë që njëherit është i vetmi në këtë ishull.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...