Shteti i parë pas Rusisë që njohu dy republikat separatiste ruse në Ukrainë është Siria.
“Duke iu referuar vullnetit dhe dëshirës së përbashkët për të vendosur marrëdhënie në të gjitha fushat, Republika Arabe Siriane ka vendosur të njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës Popullore të Luhanskut dhe Republikës Popullore të Donetskut”, thuhet në njoftim, transmeton portal arbresh.info
Në të thuhet gjithashtu se “do të vendoset komunikimi me të dy vendet për të rënë dakord për kornizat për forcimin e marrëdhënieve, duke përfshirë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në përputhje me rregullat e njohura”.
Në mes të qershorit, presidenti sirian Bashar al-Assad njoftoi se kishte urdhëruar fillimin e një procedure të përshtatshme.
Rusia njohu DNR dhe LPR, të cilat janë pjesë e rajonit të madh ukrainas të Donbasit, më 21 shkurt, dhe tre ditë më vonë, presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të Ukrainës./arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty