Ky është vendi i parë në botë që ndalon numërimin e rasteve të reja me Covid-19

16:09 | 6 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Singapori është bërë vendi i parë në botë, që ndaloi numërimin e rasteve të koronavirusit, kjo si një përpjekje për t’i kthyer njerëzit në normalitet.

Mediet e huaja shkruajnë se qeveria dëshiron të trajtojë koronavirusin, ndërsa administron gripin. Vendi i Azisë Juglindore, me një popullsi prej vetëm 5.7 milionë banorë, ka regjistruar vetëm 36 vdekje dhe 62,617 raste që nga fillimi i pandemisë Covid-19 me masa drakonike.

Për 18 muaj, autoritetet shëndetësore kishin vendosur kufizime të rënda. Për qeverinë e vendit, shpresa është të lejojë njerëzit “të vazhdojnë jetën e tyre” duke hequr rregulla të ashpra dhe duke kontrolluar virusin me mjete të tjera, të tilla si vaksinimi masiv dhe trajtime më të mira./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme