Vendi më i lumtur në Tokë këtë vit është zgjedhur Finlanda, sipas raportit vjetor të OKB-së.
Raporti i Lumturisë Botërore mat “mirëqenien subjektive” – sa njerëzit ndihen të lumtur dhe pse, transmeton portali arbresh.info.
Vendet nordike shfaqen rregullisht në pesë vendet e para, ndërsa vendet e goditura nga lufta dhe një numër në Afrikën sub-Sahariane shfaqen rregullisht në pesë të fundit.
Burundi ishte i renditur te vendet aspak të lumtura, duke e marrë përsipër kryesimin nga Republika e Afrikës Qendrore.
Ky vend u hodh në krizë kur oferta e Presidentit Pierre Nkurunziza për rizgjedhjen në një mandat të tretë në vitin 2015 shkaktoi protesta nga mbështetësit e opozitës, të cilët thanë se masa ishte jokushtetuese.
Raporti i sivjetshëm i Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm të OKB-së gjithashtu përmban të dhëna për lumturinë e emigrantëve në vendet pritëse, ndërsa Finlanda po ashtu është në krye të emigrantëve më të lumtur./Arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...