Nëse qëndroni shumë gjatë duke bërë foto në qytetin italian të Portofinos do të gjobiteni me 275 euro. Ky vendim, sipas autoriteteve do të shmangë trafikun në qytetin luksoz e shumëngjyrësh.
Sipas kryebashkiakut të gjithë ata që ndalojnë të bëjnë foto bllokojnë rrugët dhe trafikun. Ai shtoi se njerëzit që bëjnë selfie shkaktojnë “kaos anarkik”.
Qeveria lokale e nisi vendimin gjatë fundjavës së Pashkëve dhe planifikon të mbajë rregullin e vendosur për selfie deri në fund të sezonit të festave në tetor.
Për turistët që janë të dëshpëruar për të bërë një selfie në zonat e ndaluara, ndalimi hiqet çdo ditë në orën 18:00.
Portofino nuk është i vetmi qytet ku autoritetet i kanë ndaluar njerëzit të bëjnë selfie.
Autoritetet e Japonisë i kanë ndaluar njerëzit të përdorin shkopinj selfie në të gjithë rrjetin hekurudhor. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzve u është ndaluar të bëjnë selfie në pjesë të Kullës së Londrës për shkak të shqetësimeve të sigurisë që lidhen me Kurorën Mbretërore. Në Spanjë, qeveria i ka ndaluar njerëzit të bëjnë selfie gjatë eventit vjetor të vrapimit të demave, në rast të kundërt gjobiten me 3000 €./Euronews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...