Qyteti gjerman i Heidelberg njihet si qytet universitar dhe qytet shkencor me një histori të pasur, me universitetin më të vjetër në vend, katër Institutet Max Planck, Laboratorin Evropian të Biologjisë Molekulare dhe kështjellën e famshme 800-vjeçare.
Së shpejti ky qytet mund të bëhet i njohur edhe për nivelin zero të emetimeve të gazeve serë që po shkaktojnë ngrohjen globale, transmeton portal arbresh.info
Qyteti gjerman pritet që të “përjashtojë” makinat, dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse plani i kryetarit Eckart Ëürzner ka sukses.
Ëürzner nuk është kundër makinave elektrike. Qyteti u siguron qytetarëve që blejnë një makinë elektrike me një subvencion prej 1,000 euro, me 1,000 të tjera nëse instalojnë një stacion karikimi. Por makinat elektrike janë poshtë në listën e mjeteve me të cilat Ëürzner po përpiqet të shkurtojë gjurmët e karbonit të qytetit dhe banorëve të tij. Projekti i Ëürzner i ka siguruar Heidelbergut një reputacion si një pionier në planifikimin urban të ndërgjegjshëm për mjedisin, shkruan Neë York Times.
Heidelberg kështu është pozicionuar në krye të lëvizjes së qyteteve të ndërgjegjshëm për mjedisin.
Disa qytete evropiane, të tilla si Stokholmi dhe Shtutgarti, tashmë kanë ndaluar automjetet me naftë që janë prodhim i vjetër. Dhjetëra të tjerë, përfshirë metropolet e Romës, Londrës dhe Parisit, planifikojnë të kufizojnë trafikun e automjeteve nëpër qytete.
Irlanda, Hollanda, Suedia dhe Sllovenia planifikojnë të ndalojnë shitjen e makinave me motorë me djegie të brendshme deri në vitin 2030.
Britania e Madhe dhe Danimarka thonë se do ta bëjnë këtë deri në vitin 2035, me vetëm makina hibride që lejohen në fazën e tranzicionit nga 2030 në 2035. Spanjë dhe Franca shpallin një ndalim të tillë në 2040.
Heidelberg, me një popullsi prej rreth 160,000, është një nga vetëm gjashtë qytetet europiane që konsiderohen si qytetet novatore.
Heidelberg, ndër masat e tjera për kalimin nga makinat në forma të tjera të trafikut, është ndërtimi i urave ose mbikalimeve që do të lejojnë çiklistët të anashkalojnë me lehtësi zonat me bllokim trafiku pa pasur nevojë të ndajnë rrugën me makina. Aktualisht, vetëm rreth 20% e banorëve të qytetit përdorin një makinë për të lëvizur nëpër qytet në baza ditore, por bllokimet e trafikut janë ende të pranishme. 80% e tjerë ecin, ngasin biçikletë ose udhëtojnë me autobus elektrik./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League