Ky është kryetari i parë zezak i një komune zvicerane

22:52 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info
hulani Thoman është i biri i një politikani zviceran dhe i një afrikaneje, i cili është rritur në Zvicër. Ai thotë se në rrugën e tij politike, ngjyra e lëkurës nuk ka luajtur asnjëherë ndonjë rol
 Një deputet “me ngjyrë”, politikan me prejardhje afrikane, Zvicra tashmë e ka pasur, në nivelin nacional. Por kryetari i parë i zi i një komune të Zvicrës është Thulani Thomann. 34 vjeçari nga Partia Socialdemokrate (SP) është zgjedhur së fundi në krye të ekzekutivit të komunës Ostremündingen, një paralagje e Bernës.

Thoman është i biri i një politikani zviceran dhe i një afrikaneje, i cili është rritur në Zvicër. Ai thotë se në rrugën e tij politike, ngjyra e lëkurës nuk ka luajtur asnjëherë ndonjë rol, shkruan 20minuten.ch.

Kryebashkiaku i ri nuk e ka ndërmend të abuzojë me rrëfimet për shqetësimet dhe ngacmimet që ai është detyruar t`i durojë në fëmijëri e në rini, e madje edhe sot, transmeton albinfo.ch. “Rëndësi ka që ne të flasim me njëri tjetrin, t`i rishikojmë paragjykimet ndaj të huajve. Në fund të fundit i gjithë planeti është përplot me të huaj”, thotë ai.

Thomann punon si instruktor i fitnesit. Ai ka fituar një vend në parlamentin e komunës para 5 vitesh ndërsa është rizgjedhur me rezultat të shkëlqyer edhe në vitin 2016, përcjell albinfo.ch.

Kryetari me pamje djaloshare – thotë se ende ia kërkojnë letërnjoftimin për të vërtetuar se është i moshës madhore – beson se do të vijë koha që të ketë edhe qeveritar “me ngjyrë” në nivel vendi. Por për një gjë të tillë ende duhet pritur, shton ai./Lajmi.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme