Një prift francez që ndihmoi të plagosurit në sulmin terrorist Bataclan në Paris dhe që mbijetoi një prite që iu bë në Afganistan, konsiderohet edhe heroi i zjarrit të Notre Dame, pasi shpëtoi nga flakët kurorën e Thorns të Jezu Krishtit.
Zhan-Marc Fournier shkoi me drejtuesit e zjarrfikësve të Parisit dhe ishte ndër ata që hynë në katedralen 850-vjeçare të Parisit, pasi ajo ishte pushtuar nga flakët dhe mundi që të shpëtojë reliken Sakramenti i Bekuar dhe kurorën e gjembave.
Fournier katër vite më parë ngushëlloi të plagosurin pas sulmit terrorist më të keq ndodhur këtë shekull në Paris, kur 89 njerëz u masakruan në koncertin “Eagles of Death Metal” në vitin 2015.
Gjithashtu si një kapelan i ushtrisë, Ati Fournier, i mbijetoi një prite në të cilën u vranë 10 ushtarë.
Etienne Loraillere, një redaktore për rrjetin televiziv të rrjetit katolik të KTO të Francës , tha se:
“Ati Fournier shkoi me zjarrfikësit në katedralen e Notre Dame për të shpëtuar kurorën e gjembave dhe Sakramentin e Bekuar”.
Kjo u konfirmua nga një burim i shërbimeve emergjente, i cili tha se:
“Ati Fournier është një hero absolut.
Ai nuk pati frikë fare e bëri për reliket brenda Katedrales. Ai merret me jetën dhe vdekjen çdo ditë dhe nuk tregon frikë.”
Një nga objektet më të çmuara të katedrales, Kurora e Thorns është supozuar të jetë veshur nga Jezu Krishti në kryq kur ai u kryqëzua.
Të dhënat e ekzistencës së saj fillojnë në shekullin e gjashtë pas Krishtit, kur besohet se janë mbajtur në Jeruzalem nga të krishterët.
Gjatë kryqëzatave të vitit 1238, Perandori Latin i Konstandinopojës ia dha mbretit Louis IX për të fituar mbështetjen e tij dhe për të ruajtur perandorinë e tij të shkatërruar.
Ati Fournier tha:
“Gjatë udhëtimit tim të parë në Afganistan, unë u kapa nga frika, gjithçka që pashë mund të ishte e rrezikshme, siç e kishim mësuar gjatë kurseve të trajnimit”.
Kryebashkiaku i Parisit, Anne Hidalgo, falenderoi shërbimet e urgjencës të qytetitduke zbuluar se ata kishin formuar një “zinxhir njerëzor të frikshëm për të shpëtuar veprat” e Notre Dame.
Artikuj të tjerë të çmuar që ishin ruajtur përfshinin tunikën e Shën Louis, e cila datonte në shekullin e 13-të.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane