Prej 11 vitesh rezultonte të ishte pozitiv ndaj virusit HIV, por pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për këtë sëmundje, vazhdonte të kishte raporte seksuale me partnerë të ndryshëm, pa marrë asnjë masë mbrojtëse.
Për këtë, në përfundim të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Ankonës, policia arrestoi personin në fjalë.
Claudio Pinti, 36-vjeç me profesion shofer ndodhet tashmë pas hekurave, por frika dhe alarmi i lëshuar është i madh: Ai mund të ketë infektuar 228 persona të tjerë!
Ndonëse ai e mohon të jetë i sëmurë, përcjell BW, problemi më i madh i hetuesve është identifikimi i viktimave të mundshme të kontaktuara prej tij edhe nëpërmes chat-it e rrjeteve sociale.
“Për arsye hetimi me interes të lartë publik pasi mund të preken të tjerë persona të pafajshëm policia e Ankonës po përpiqet të kontaktojë me ato femra që kanë pasur raporte intime me Claudio Pintin (Shpërndahet edhe fotoja). Kushdo që ka informacione të vlefshme, apo ka pasur marrëdhënie me të duhet të kontaktojë me urgjencë me policët e komisariatit të Ankonës rreth paradites në numrin e telefonit 0712288595″, thuhet në njoftimin e policisë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...