Google ADS

Ky është autobusi i së ardhmes (Foto/Video)

09:50 | 3 Gusht 2016
Arbresh.info

Inxhinierët kinezë kanë bërë ëndrrat realitet, duke ndërtuar një autobus që mund të ecë mbi trafikun e makinave.

Transit Elevated Bus (TEB) doli në testin e tij të parë në rrugë të martën në Qinhuangdao City, transmeton arbresh.info.

Pasi ia shfaqën botës modelin lodër në maj, shpikësit e TEB-it befasuan të gjithë duke ndërtuar automjetin gjigant në më pak se një muaj.

Autobusi është ekologjik dhe punon me energji elektrike dhe diellore të prodhuar nga panelet në çatinë e tij. I gjithë automjeti, i projektuar për të maksimizuar përdorimin e hapësirës rrugore është rreth 22 metra i gjatë dhe 8 metra i gjerë, që e bën të mund të mbulojë korsi të shumta të trafikut.

Një autobus mund të bartë deri në 300 pasagjerë, por zhvilluesit kanë në plan ta përdorin si një sistem metroje për t’i nxënë katër makina njëkohësisht./arbesh.info

57a184f5c36188711a8b4581 57a185a0c4618803548b4572 57a18509c4618897548b458e

https://twitter.com/globaltimesnews/status/760707407840354304

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme