Google ADS

Ky 14 vjeçar humbi 19 anëtarë të familjes nga sulmi kimik

12:31 | 6 Prill 2017
M. A.

Mazin Yusif përjetoi momentin e sulmit kimik në Idlib të Sirisë e si pasojë e plagëve dhe helmimit ai u transferua në Spitalin Reyhanli në qytetin jugor turk.

Përveç Yusifit, 24 orë më parë edhe rreth 30 sirianë të tjerë nxituan për trajtim në spitalin në afërsi të kufirit me Sirinë.

Sulmi kimik vrau të paktën 70 persona duke përfshirë fëmijë, e që renditet një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftës siriane gjashtë vjet më parë.

Ndërkaq në mesin e viktimave 13 vjeçari Yusif, nga ky sulm kimik në provincën Idlib, ka humbur 19 anëtarë të familjes së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme