Dhëndrri i Donald Trump dhe këshilltari kryesor për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, është takuar veçmas me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, si pjesë e vizitës së tij të parë zyrtare në rajon.
Vizita e tij ka për qëllim përpjekjen për të rifilluar negociatat për herë të parë mes dy liderëve në tre vite, transmeton portali arbresh.info
Kushner u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Jerusalem, ndërsa më pas ka vazhduar vizitën në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor për një takim me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
Gjatë pritjes së Kushner në Jerusalem, Netanyahi ka theksuar se ‘kjo është një mundësi për të ndjekur qëllimet tona të përbashkta të sigurisë, prosperitetit dhe paqes’.
Gazetarëve u është ndaluar që të bëjnë pyetje për Jared Kushner pas takimeve./Arbresh.info
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...