Google ADS

Kushner: Nuk mbështes aneksimin e vendbanimeve hebreje para zgjedhjeve

17:42 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Kushner deklaroi se SHBA-ja po përgatitet të diskutojë detajet teknike të aneksimit me Izraelin, por procesi do të marrë kohë.

Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, tha se nuk do të mbështesë aneksimin izraelit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor para zgjedhjeve të cilat në Izrael do të mbahen në mars, raporton Anadolu Agency (AA).

Kushner në një deklaratë për portalin “Gzero Media” tha se SHBA-ja po përgatitet të diskutojë detajet teknike të aneksimit me Izraelin, por procesi do të marrë kohë.

I pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të paraqesë në votim aneksimin e vendbanimeve hebreje dhe Luginën e Jordanit, Kushner tha se “do të shohë se çfarë do të ndodh”.

Ai shpreson se administrata izraelite do të presë deri në zgjedhjet e 2 marsit.

Në pyetjen nëse administrata amerikane do të mbështesë Izraelin lidhur me çështjen e aneksimit të vendbanimeve para zgjedhjeve, Kushner tha jo.

“Jo, ne u pajtuam me ta për formimin e një ekipi teknik që do të punonte në hartat”, tha Kushner.

Në të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të cilin Trump e shpalosi më 28 janar, thuhet se vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor do të njihen si “territor izraelit” dhe se Tel Avivi ka kontroll mbi Luginën e Jordanisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme