Autoritetet e Bahreinit i thanë Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, se stabiliteti në rajonin e Gjirit mbështetet në Arabinë Saudite, tha agjencia shtetërore e lajmeve BNA.
Kushner po viziton vendet e Gjirit pas një marrëveshjeje të 13 gushtit midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit për të normalizuar marrëdhëniet.
Arabia Saudite, aleati i ngushtë i Bahreinit, ka thënë se çmimi i saj për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin është krijimi i një shteti sovran palestinez me Jerusalemin si kryeqytet.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, shpreson që brenda disa muajsh, edhe një vend tjetër arab do të normalizojë raportet me Izraelin.
Ai këto komente i bëri të hënën pasi mbërriti në Emiratet e Bashkuara Arabe i shoqëruar nga zyrtarë izraelitë në fluturimin e parë komercial midis dy vendeve.
Asnjë shtet tjetër arab nuk ka thënë deri më tani se po mendon të veprojë sikurse Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ranë dakord të normalizonin lidhjet me Izraelin në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Egjipti dhe Jordania kanë arritur marrëveshje paqeje me Irzaelin dekada më parë, por shtetet e tjera arabe kanë mbajtur prej kohësh qëndrimin që Izraeli duhet të pranojë që t’u japë më shumë tokë palestinezëve për një shtet të tyrin, përpara se të normalizojnë lidhjet me të.
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po nxisin më shumë vende arabe të ndjekin rrugën e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministri i inteligjencës së Izraelit ka përmendur Bahreinin dhe Omanin.
Kushner përveç Bahreinit do të vizitojë edhe Arabinë Saudite dhe Katarin gjatë turneun e tij në Lindje të Mesme./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...