Zgjedhjet Parlamentit Evropian po hasen me vështirësi të shumta, qoftë nga ndikimet pro-ruse apo dhe vetë qytetarët e pakënaqur të cilët po bojkotojnë zgjedhjet.
Përpjekjet për të dekurajuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet evropiane janë vërejtur në disa vende të BE-së, me fushatat në rrjetet sociale që po luajnë një rol të rëndësishëm në numrin e ulët të votuesve.
Këto fushata synojnë të dekurajojnë qytetarët nga votimi përmes mesazheve të ndryshme mashtruese dhe të rreme dhe të bëjnë të mundur mos fuksionimin tek zgjedhjet.
Në Itali, hashtage si #iononvoto (unë nuk votoj) dhe #iorestoacasa (unë rri në shtëpi) kanë fituar popullaritet. Këto fushata, që dyshohet se janë të lidhura me interesa ruse, kritikojnë BE-në, shprehin armiqësi ndaj emigrantëve, refuzojnë vaksinat dhe kundërshtojnë dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.
Në Gjermani, votuesit janë “bombarduar” me mesazhe në TikTok duke i udhëzuar se si të shënojnë fletët e tyre të votimit kur të hedhin votat në kuti. Postimet sugjerojnë qytetarët gjermanë të vendosin kryqe jashtë rretheve për t’i bërë votat e pavlefshme. Mediat pretendojnë e ky është një komplot kundër partisë së ekstremit të djathtë të Gjermanisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), raportoi Euronews .
Dezinformimi nuk organizohet gjithmonë nga jashtë dhe mund të rrjedhë nga iniciativa individuale me qëllime humori. Shumë votues në Spanjë dhe Francë kanë marrë iniciativa individuale për të shpërdoruar votën e tyre.
Në Spanjë, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë ndarë një “teknikë” për votim të dyfishtë, duke pretenduar se mund të ndahen votat mes dy partive.
Në Francë, kauza pro-palestineze e cila është është një temë e rëndësishmë për të rinjtë francezë. Ata sugjeruan shtimin e një flamuri palestinez në fletën e votimit për të treguar mbështetjen. Ky veprim u mor seriozisht nga disa përdorues të rrjetit “X”, duke përfshirë deputetin Manuel Bompard, i cili akuzoi autorin e një prej tweete-ve për përpjekje për të “mashtruar votuesit”.
Përveç këtyre përpjekjeve të brendshme, ndërhyrjet e jashtme për të përhapur dezinformacion mbi çështjet e BE-së janë në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Observatori Evropian i Mediave Dixhitale (EDMO) ka publikuar një studim që tregon se dezinformacioni mbi politikat ose institucionet e BE-së përbënte 15% të të gjitha rasteve të zbuluara në maj 2023.
Këto përpjekje për të dekurajuar votuesit dhe për të përhapur konfuzion synojnë të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve dhe të dobësojnë besimin e publikut në sistemin demokratik të BE-së.
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...