Një tentativë për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në një tubim në Pensilvani ka lënë të vdekur një kalimtar dhe dy të plagosur rëndë. Trump pësoi një dëmtim të veshit, por gjithsesi nuk pësoi asgjë serioze, duke u thënë më vonë gazetarëve se nëse do të kishte lëvizur pak kokën, do të ishte goditur në kokë.
Mirëpo, tre burra të tjerë që po merrnin pjesë në mitingun e 13 korrikut nuk ishin aq me fat.
Corey Comperatore ishte zjarrfikësi 50-vjeçar i cili vdiq, teksa po përpiqej të mbronte familjen e tij gjatë atentatit, duke u hedhur mbi ta për t’i mbrojtur nga plumbat.
“Corey vdiq si hero”, tha Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro në një konferencë shtypi, duke shtuar se Comperatore shkonte në kishë çdo të diel dhe e donte komunitetin e tij. “Më veçanërisht, Corey e donte familjen e tij”, tha ai.
Vajza e Comperatore, Allyson më vonë shkroi në rrjetet sociale se si babai i saj e kishte hedhur atë dhe nënën e saj në tokë dhe i mbrojti nga plumbi që ra. “Ai me të vërtetë na donte aq sa të merrte një plumb për ne. Dhe unë nuk dua asgjë më shumë se të qaj mbi të dhe t’i them faleminderit”, shkroi ajo. Allyson e përshkroi babanë e saj si “babain më të mirë që një vajzë mund të kërkojë ndonjëherë”.
Thuhej se ai ishte një mbështetës i zjarrtë i Trump dhe se ishte i emocionuar për të marrë pjesë në mitingun e Pensilvanisë, ku u vra më vonë. “Ai ishte një person i mirë”, tha fqinji i tij Matt Achilles. “Ne mund të mos kishim rënë dakord për të njëjtat pikëpamje politike, por kjo nuk e pengoi atë të ishte një mik dhe fqinj i mirë.”
David Dutch, ishte 57-vjeçari që pësoi dëmtime në mëlçi dhe brinjë nga të shtënat dhe i është dashur të ketë më shumë se një operacion deri më tani. Motra e tij e përshkroi atë si një mbështetës prej kohësh të Trump. “Ai po ushtronte të drejtat e tij dhe shkoi në miting”, u shpreh ajo.
I lënduari tjetër, ishte James Copenhaver, 74 vjeç, nga Moon Township, Pennsilvani. Ai kishte dalë në pension, por ishte shumë i interesuar për politikën lokale./a2cnn
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...