Google ADS

Kush janë territoret e shkëputura nga Ukraina që po i njeh Rusia?

01:03 | 22 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Republika Popullore e Donetskut dhe e Luhanskut shpallën pavarësinë e tyre në vitin 2014 – menjëherë pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për nxitjen e trazirave dhe dërgimin e armëve dhe luftëtarëve për rebelët, të cilët tani kontrollojnë zona të mëdha të rajonit të njohur si Donbas, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Moska gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Në 2014-15 u nënshkruan marrëveshjet e paqes – por ato nuk kanë arritur të ndalojnë plotësisht luftimet. Në ditët e fundit ka pasur një rritje të dukshme të granatimeve.

Qindra mijëra njerëz janë larguar nga zonat e kontrolluara nga rebelët, por mendohet se rreth katër milionë ende jetojnë atje. Rreth 14,000 njerëz – përfshirë shumë civilë – kanë vdekur që nga viti 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme