Jacques Chirak, Presidenti francez që ndërroi jetë sot, vendosi që vendi i tij të përdorte monedhën e përbashkët të Europës dhe kryesoi kundërshtimin ndërkombëtar ndaj pushtimit amerikan në Irak.
Ai ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare dhe lajmi mbi vdekjen e tij u njoftua nga familja e tij në Agence France-Presse.
Si president i Francës nga 1995 deri në 2007, Chirac kërkoi më shumë vëmendje për vendin e tij dhe për Bashkimin Evropian, duke mbrojtur një botë “shumëpolare” për të balancuar mbizotërimin e SHBA dhe “Anglo-Sakson”. Presidenti, i cili hyri për herë të parë në qeveri nën Charles de Gaulle në vitet 1960,kishte një reputacion mbrojtës dhe aspak indeferënd ndaj shefave të tij dhe më vonë ndaj SHBA-ve.
LEXO Edhe: Takimi i Chirac me Rugovën
Në vitin 2003, Chirac ishte kundërshtari kryesor në OKB ndaj pushtimit amerikan në Irak. Vite më vonë u zbulua se operacioni ishte “dështim” dhe se vendi nuk kishte armë të shkatërrimit në masë. Ai ishte presidenti i parë francez që njohu përgjegjësinë e shtetit në dëbimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 2002, ai kundërshtoi edhe politikën e klimës në Francë, duke thënë se “shtëpia jonë po digjet dhe ne jemi të verbër për ta parë”.
Pas largimit nga detyra, Chirac u ndoq nga akuzat për korrupsion gjatë kohës kur ishte kryetar i Parisit, duke u bërë ish-kreu i parë i Francës që u hodh në gjyq dhe u dënua. Ish-presidenti, i cili nuk mori pjesë në gjyqin e vitit 2011 për shkak të sëmundjes, u shpall fajtor për keqpërdorimin e fondeve të qytetit për të përfituar përkrahësit e tij dhe partisë politike. Ai mori një dënim me burg të pezulluar dhe nuk e bëri ankesë.
I quajtur “buldozeri” nga kolegët e tij si një ministër i ri në vitet 1960, Chirac demonstroi me zemërim talentin e tij për rebelim kur u nda me Presidentin e atëhershëm Valery Giscard d’Estaing në 1976 dhe u largua si kryeministër.
Një vit më pas, ai hodhi kandidaturën e tij për të qenë kryetari i parë i zgjedhur i Parisit, një pozicion që ai mbajti për 18 vjet së bashku me poste të tjera politike.
Më në fund, pasi hyri në Pallatin Presidencial të Elysee, Chirac luftoi për të zhvilluar aftësitë ushtarake të BE-së, në mënyrë për të vepruar e pavarur nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut të udhëhequr nga SHBA-të.
LEXO Edhe: Vdes Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës që i doli në ndihmë Kosovës
Një nga pasionet e hershme të Chirac ishte letërisa ruse, arti aziatik dhe Sumo , sporti i mundjes në Japoni.
Chirac studio shkencat politike në Institutin e Studimeve Politike, ku u takua me Bernadette Chodron de Courcel. Ai u martua me të në vitin 1956. Ai u diplomua në Shkollën Kombëtare të Administrimit, shkollën elitare të Francës për shërbyesit civilë, në vitin 1959. Ai më pas punoi si auditor për shtetin.
Në vitin 1967 ai u zgjodh deputet në Correze dhe po atë vit u emërua ministër i punës. Përderisa mbajti këtë pozicion, Chirac krijoi rrejtin e agjencisë së punës për njerëzit e papunë, agjenci e cila ekziston edhe sot.
Chirac shumë lehtë e fitoi pozitën e kryetarit të Parisit. Si kryetar ai bëri të mundur që liderët e huaj që vizitonin Francën, të priteshin nga bashkia e qytetit, duke ndërtuar kështu një profil ndërkombëtar të politikës në Paris.
Në vitin 1981 u garoi në zgjedhjet presidenciale, dhe pasi u vendos i treti në renditje, ai i dha mbështetjen Giscard d’Estaging, i cili u fitua nga socialisti Francois Mitterand. Në vitin 1988, ai dështoi që të zgjidhej president për herë të dytë. Chirac ia doli që të hynte në Pallatin Elysee në përpjekjen e tij të tretë në vitin 1995, kur Mitterrand doli në pension. Ai e fitoi garën duke dhënë premtime mbi një platform të uljes së taksave dhe duke u zotuar se do të luftonte pabarazinë sociale.
Një nga lëvizjet e para të Chirac si president ishte të anulojë qëndrimin e de Gaulle se qeveria Vichy gjatë bashkëpunimit gjatë kohës së luftës kishte pak mbështetje popullore dhe që zyrtarët francezë kishin pak lidhje me dëbimet e kohës së luftës të hebrenjve. Në një fjalim korriku 1995 duke përkujtuar një përmbledhje të vitit 1342 të 13,000 hebrenjve parizianë, Chirac tha se “marrëzia kriminale e okupatorit u ndihmua nga francezët dhe nga shteti francez”.
Chirac ishte i shpejtë në bindjen e tij ndaj kryeministrit anglez, John Major, në mënyrë që të fillonin sulmet ajrore të përbashkëta kundër artilerive serbe që tashmë kishin shkatërruar qytetin boshnjak të Sarajevës. Në nëntor 1995, Presidenti Jugosllav Slobodan Milosevic nënshkroi marrëveshjet e Dejtonit, Ohio, që i dha fund luftës së gjatë në Bosnje.
Në muajt e parë të detyrës, Chirac zemëroi udhëheqësit e vendeve në Paqësor duke përfshirë Japoninë, Australinë dhe Zelandën e Re kur ai rifilloi testet e armëve bërthamore nëntokësore në territoret franceze të Paqësorit për të ruajtur dhe azhurnuar arsenalin e pavarur bërthamor të vendit.
Më vonë, Chirac kishte ndihmuar edhe për të bindur presidentin amerikan Bill Clinton që të drejtonte ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, ku edhe po bëhej spastrim etnik nga forcat serbe.
Në vitin 2001, menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork dhe Pentagon, ai kreu një vizitë të paplanifikaur në SHBA. Kjo vizitë i mundësoi Chirak që të bëhej lideri i parë që vizitonte SHBA-në pas sulmit terrorist.
Për të shprehur solidarizimin me popullin amerikan, muajt në vazhdim Chirac urdhëroi fluturimin e avionëve francezë mbi Afganistan, përderisa SHBA po sulmonte që të largonte regjimin e Talibanëve, i cili strehonte rrjetin terrorist të al-Qaeda të Osama bin Laden, përgjegjësit kryesor të sulmeve të 11 shtatorit.
Megjithatë, në Francë popullariteti i tij po zbehej, pasi kryeministri Alain Juppe u tërhoq në premtimin e fushatës për të ulur taksat në mënyrë që të përmbushë kriteret e deficitit të kërkuar për të kualifikuar Francën për monedhën e vetme evropiane, euros. Vendimi i presidentit për të përfunduar draftin dhe profesionalizimin e ushtrisë franceze nuk ishte i mjaftueshëm për të forcuar mbështetjen e tij.
Në mandatin e tij të dytë, për të nënvizuar traditat laike të Francës, Chirac shtyu përmes legjislacionit ndalimin e veshjeve myslimabe dhe ndalimin e shenjave të besimit fetar nëpër shkolla, edhe pse , tanimë Franca ishte kapluar nga protestat e mëdha të komunitetit islamik brenda dhe jashtë Francës.
Në të njëjtën kohë, dhe në konflikt me shumë figura të larta në grupimin e tij të ri të partisë, Bashkimi për një Lëvizje Popullore, ai foli në favor të mbajtjes së bisedimeve me Turqinë për të konsideruar pranimin e vendit laik, por kryesisht mysliman në BE.
Brenda një viti nga rizgjedhja e tij, Chirac ishte i vendosur në kundërshtimin e tij me vendosmërinë e Bushit për të pushtuar Irakun dhe për të vrarë Presidentin Saddam Hussein. Franca drejtoi argumentet kundër një ndërhyrje në Këshillin e Sigurimit të KB, duke kërcënuar se do të përdorë veton e saj.
Në Francë, popullariteti i Chirac kishte rënë gjatë vitit 2005. Deri në fillim të shtatorit, vetëm 26 përqind e votuesve francezë thanë se i besonin presidentit. Sondazhi TNS-Sofres, botuar në Revistën Le Figaro, u krye në një kampion prej 1.000 personash dhe nuk dha asnjë gabim.
Popullariteti i Chirac u zbeh në Francë pasi hedhi poshtë kushtetutën e BE-së në një refendum në maj të vitit 2005. Pasardhësi i tij, Nicolas Sarkozy, shtyu kushtetutën përmes parlamentit në vitin 2008 pa e ripohuar atë për një votim popullor.
Presidenti pësoi një pengesë të mëtejshme kur Londra papritmas fitoi një përpjekje për të pritur Lojërat Olimpike 2012, duke mposhtur Parisin, të preferuarin. Për kryeqytetin francez vendimi shënoi dështimin e tretë në 20 vjet për të pritur lojërat.
Në atë që shumë komentues e panë si një gafë që irritoi disa anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Chirac u raportua nga gazeta franceze Liberation të thoshte se sëmundja “lopa e çmendur” ishte kontributi i Mbretërisë së Bashkuar në bujqësi dhe se “nuk mund t’i besosh njerëzve që gatuajnë po aq keq sa ”britanikët.
Chirac kishte dy vajza: Laurence Chirac, e cila vdiq nga sulmi kardiak në vitin 2016 në moshën 58 vjeç, dhe Claude Chirac, e cila kryesonte fushatën e babait të saj gjatë dy zgjedhjeve të tij të suksesshme presidenciale./Përgatiti: arbresh.info/
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...