Viktor Medvedchuk, politikani i arratisur që ishte përfaqësuesi më i njohur i fraksioneve politike pro-ruse në Ukrainë dhe mik i Presidentit rus Vladimir Putin, është arrestuar nga shërbimi sekret i Ukrainës.
Një avokat i trajnuar dhe biznesmen i pasur që shërbeu në poste të ndryshme politike që nga vitet 1990, zoti Medvedchuk ishte vendosur në arrest shtëpiak vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat për tradhti dhe financim të terrorizmit, akuza që ai i ka hedhur poshtë. Zoti Medvedchuk u arratis disa ditë pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.
Të mërkurën, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy propozoi shkëmbimin e zotit Medvedchuk me robër lufte që po mbahen nga forcat ruse.
Këto janë disa faktet për jetën e 67-vjeçarit Viktor Medvedchuk:
– I lindur në Rusi, zoti Medvedchuk është fotografuar shpesh me Vladimir Putinin. Ai e cilëson presidentin rus si një mik personal dhe thotë se ai është kumbari i vajzës së tij më të vogël, Daryna.
– Zoti Medvedchuk ka qenë shef personeli i Presidentit ukrainas Leonid Kuchma në vitet 2002-2005. Ai ishte një kundërshtar i pasardhësit pro-perëndimor të zotit Kuchma, Viktor Yuschenko, dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Yanukovych-it, presidentit të fundit pro-rus të Ukrainës, i cili u iku në Rusi pasi u rrëzua nga një kryengritje popullore të vitit 2014.
– Në vitin 2008, revista ukrainase “Focus” vlerësoi se zoti Medvedchuk kishte një pasuri me vlerë 460 milionë dollarë. Ai ka bërë investime në sektorin e energjisë, burimeve natyrore e medias.
– Gjatë konfliktit me Rusinë në Ukrainën lindore në vitin 2014, ai luajti një rol në negociatat e paqes, duke përfshirë atë të anëtarit të ekipit negociator të Ukrainës për shkëmbimin e të burgosurve.
– Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara e vendosën zotin Medvedchuk në listën e sanksioneve për rolin e tij të dyshuar gjatë aneksimit nga Rusia të Krimesë në vitin 2014. Në vitin 2021, Ukraina vendosi sanksione kundër zotit Medvedchuk për përfshirjen e tij në atë që autoritetet e quajtën financim të terrorizmit. Ai i ka mohuar akuzat.
– Sipas autoriteteve ukrainase, zoti Medvedchuk ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të qymyrit nga territoret e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës. Vitin e kaluar, Ukraina shtetëzoi një kompani të prodhimit të tubacioneve të naftës në pronësi të zotit Medvedchuk dhe mbylli disa kanale televizive që kishin lidhje me të.
– Në maj të vitit 2021, zoti Medvedchuk u vendos në arrest shtëpiak dhe u akuzua për tradhti e më vonë për financim të terrorizmit.
– Ai është martuar tre herë. Bashkëshortja e tij aktuale e tij është ish- prezantuesja televizive, Oksana Marchenko./VoA/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...