Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së mërkurës në New Orleans.
42-vjeçari kishte punuar në role të ndryshme në ushtrinë amerikane, duke përfshirë burimet njerëzore dhe IT, përpara se të lirohej.
Ai u vendos në Afganistan nga shkurti 2009 deri në janar 2010. Ai studioi në Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë nga viti 2015 deri në vitin 2017, duke u diplomuar për sistemet e informacionit kompjuterik.
Xhabar ishte martuar dy herë. Martesa e tij e parë përfundoi në vitin 2012 dhe e dyta zgjati nga viti 2017 deri në 2022.
Ai duket se ka punuar edhe në prona të paluajtshme, por patenta i ka skaduar në vitin 2021. Ai kishte precedentë penalë, lidhur me kundërvajtje në trafik dhe vjedhje.
Një flamur i lidhur me grupin e Shtetit Islamik (ISIS) u gjet në automjetin që ai drejtonte dhe FBI tha se po hetonte se çfarë lidhje mund të kishte Jabbar me grupet terroriste, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kidda, MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë këngën “Si je”
DASH informon Kongresin mbi planet për t’i shitur Izraelit a...
Prelec: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi në pritje
Pacolli fiton rastin e Hotel Grandit: Qeveria e Kosovës dety...
Në Shqipëri do të kufizohet përdorimi i automjeteve
Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe