Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e vitit të kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD. Ai u rikthye në pushtet pas premtimeve për të ndërprerë ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës, por njëkohësisht mohoi të ishte pro-rus.
Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.
“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë municione në Ukrainë”, tha Fico para mbështetësve gjatë fushës së tij.
Ky premtim, por edhe deklaratat për t’u rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bënë që disa ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban./A2CNN
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...