Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij

22:57 | 20 Dhjetor 2024
R J

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Magdeburg, ku një veturë ka përplasur një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh, duke shkaktuar të paktën dy të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.

Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjeve, raportohet për të vdekur e të lënduar

Sipas informacioneve nga gazeta gjermane Die Welt, i dyshuari për këtë sulm është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974.

Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar

Ai ka arritur në Gjermani në vitin 2006 dhe ka punuar si mjek.

Dyshohet se ai ka marrë me qira automjetin që përdori në sulm, dhe në ulësen e pasagjerit është gjetur një bagazh që mund të përmbajë eksplozivë.

Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancelari Scholz

Policia gjermane ka publikuar një video të arrestimit të të dyshuarit, dhe po hetohet si akt terrorist.

Ngjarja ka ndodhur në Magdeburg, kryeqytetin e provincës së Saksisë-Anhalt, që ka një popullsi prej 240 mijë banorësh./Arbresh.info/

Të ngjashme