Bari, 1991. Mes mijëra personave të parë të larguar me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, ka qenë dhe një fëmijë, djalë i moshës rreth 6 vjeçare.
Në amullinë e krijuar në anijen e tejmbushur me klandestinë, fëmija ka rrëshqitur në ujë dhe është shpëtuar nga një shtetas italian.
Nuk dihet se me kë shoqërohej vogëlushi e as sesi ka qenë identiteti i tij, të paktën deri më tani. Italiani mësohet ta ketë dërguar në shtëpinë e tij dhe e ka mbajtur të fshehur, pa e nxjerrë jashtë për vite me radhë.
Ai sot duhet të jetë diku tek 33 vjeç dhe mbase nuk di asgjë për origjinën e tij. Ngjarja në fjalë është mësuar nga një emigrante shqiptare me banim në Bari gjatë një bisede që ka patur me një zonjë italiane e cila ka pohuar se “kishte një vëlla shqiptar”, megjithëse jo biologjik.
Ajo nuk ka pranuar të japë detaje të tjera sepse kishin frikë se çfarë mund të ndodhte nëse vëllai mësonte të vërtetën e hidhur.
Projekti “Gjurmët e Jetës” u drejtohet të gjithë atyre dëshmitarëve okularë që mund të jenë gjendur në atë anije dhe mund të dinë diçka mbi identitetin e vogëlushit e të familjes së tij të na japin informata duke na kontaktuar në facebook ose në email: [email protected]
Faqja “Gjurmët e Jetës” thekson se mund të sigurojë të dhëna shtesë mbi vendbanimin e personit dhe identitetin e ri pasi të gjejnë familjen biologjike shqiptare.
Drejtuesi i misionit dhe Faqes zyrtare te “Gjurmët e jetës”, njëherësh edhe gazetar i njohur investigativ, Bernard Pecnikaj, shprehet se “mund të jemi shumë afër zbulimit të një të vërtete shokuese por gjithsesi të domosdoshme që mbyll një plagë 27 vjeçare për një familje shqiptare”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...