Kush e kontrollon territorin në Siri?

19:34 | 14 Dhjetor 2024
R J

Pavarësisht skenave të festimeve të bashkuara të shfaqura në Siri pas përfundimit të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assadit, ende ka shumë ndasi brenda vendit.

Grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) është aktualisht në krye të Sirisë pasi rrëzuan Assadin.

Ish-dega e al-Qaedës vazhdon të jetë në listën e organizatave terroriste të disa vendeve perëndimore, por kanë premtuar siguri për sirianët dhe marrëdhënie paqësore me fqinjët.
Ata kontrollojnë një pjesë të madhe të perëndimit të vendit, duke përfshirë qytetet kryesore si Aleppo, Hama, Homs dhe kryeqytetin Damask. Në veri, ka përplasje midis grupeve të mbështetura nga Turqia dhe Forcave Demokratike Siriane (SDF), të përbëra kryesisht nga luftëtarë kurdë, shkruan skynews.

SDF kërkon një shtet të pavarur kurd që përfshin Sirinë, Irakun dhe Turqinë – megjithëse ka edhe milici të krishtera dhe arabe që luftojnë për ta. Grupi aktualisht kontrollon Kobanin dhe Qamishlin në kufirin verior turk, si dhe Deir Ez Zorin në lindje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme