Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, lidhur me refugjatët sirianë tha se zgjidhja mund të jetë e mundshme me formimin e një zone paqeje në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për media, Kurz tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të jetë më efektiv në problemin e Sirisë.
“Zgjidhja, mund të jetë e mundshme me formimin e një zone paqeje në Siri. Si preferencë në veri të vendit”, është shprehur Kurz duke vënë në dukje se BE-ja duhet të ketë një plan paqeje për Sirinë.
“Zonë mbrojtjeje për 6 milionë refugjatë”
Duke treguar rëndësinë që zona e paqes në fjalë të trajtohet nga Kombet e Bashkuara (OKB), Kurz theksoi se, “Ka rreth 6 milionë të zhvendosur brenda vendit që meritojnë një zonë të tillë të mbrojtur në Siri”.
Kurz ka mbrojtur idenë e tij se personat në kufirin Turqi-Greqi janë “emigrantë dhe jo refugjatë”, ndërsa ai pretendoi se këto njerëz nuk do të mund të strehohen në Greqi.
BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj për shkak të lëvizshmërisë së refugjatëve, përsëriti Kurz duke shtuar se në rast se nuk do të funksionojnë mjaftueshëm kufijtë e jashtëm të BE-së është e nevojshme që të zbatohen kontrollet në kufijtë e brendshëm.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...